Shkak bëhet gjendja shëndetësore, Mbretëresha Elizabeth redukton detyrat për herë të parë

Në muajt e fundit, Mbretëresha nuk ka mundur të marrë pjesë në ngjarje të rëndësishme për shkak të problemeve të vazhdueshme të lëvizshmërisë. Por tani puna e saj është zvogëluar zyrtarisht për shkak të këtyre shqetësimeve shëndetësore.

Raporti vjetor i monarkisë, që u publikua javën e kaluar, zbuloi se roli i Mbretëreshës Elizabeth II si kreu i shtetit është ndryshuar nga 13 pika në një përshkrim më pak specifik. Dhe detyrat që mbretëresha 96-vjeçare “duhet të përmbushë” gjithashtu janë zvogëluar, sipas Sunday Telegraph.

Është hera e parë në më shumë se një dekadë që ka pasur ndryshime formale në përshkrimin e punës së saj.

Për muaj të tërë, mbretëresha, e cila humbi bashkëshortin e saj Princin Philip prillin e kaluar, ka qendruar jashtë ngjarjeve të profilit të lartë dhe ua ka kaluar disa angazhime familjarëve të saj.