Arjola Demiri i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” Luizit: E shqetësojnë femrat e forta, prandaj i përçmon

Arjola Demiri dukej se ishte një nga mbështetëset e Luizit në fillimet e tij në këtë Big Brother VIP, por gjithçka ndryshoi, kur këngëtari nuk e kurseu aspak, kur u diskutua për banorët e vitit të shkuar.

Këngëtari tregoi se në edicionin e parë aktorja u viktimizua shumë dhe përmendte tërë kohën fëmijët. Mirëpo së fundmi duket se Arjola është përmendur sërish gjatë një bisede mes Luizit dhe Efit, ku ish-banorja nuk ka ‘përtuar’ t’i kundërpërgjigjet këngëtarit.

Postim i plotë i aktores:

“Sa mirë më ka studiuar Luiza në botën e strategjive. 6-7 herë më ka përmendur emrin deri tani. Nëse të gjitha femrat viktimizohen si Arjola Demiri. Ftoj Luizin të mos zgjedhë viktima reale për të çuar lojën përpara.

Femrat e zonja dhe luftarake duket që e shqetësojnë, ndaj i përçmon, lufton, përdor për lojë dhe uroj të mos e bëjë në jetë reale.

Faleminderit që më jep vëmendje dhe të sillem nëpër kokë gjatë lojës tënde. Pema me kokrra, gjuhet se pemës së thatë si afrohet kush. Kaçubeti beso n’veti e gjun n’gjeti”.


Shtuar 17.04.2023 15:52