Droga në repartin e Zall Herrit, zbardhet dëshmia e ushtarakëve: Nuk kemi lidhje, nuk mund të mbajmë nën kontroll 140 ha tokë

Paraditen e kësaj të hëne, Gjykata ka njohur me masën e sigurisë “arrest me burg” për tre ushtarakët e arrestuar në repartin e Zall Herrit, për shkak se aty është gjetur e kultivuar lëndë narkotike e llojit kanabis.

Gramoz Mullai, Rustem Koçit dhe Gentian Zhurdës në dëshminë e tyre kanë mohuar të kenë pasur lidhje me aktiviten kriminal. Ata janë shprehur se 140 hektarë tokë, është e pamundur për t’u kontrolluar e gjitha.

Mbrojtja pretendon se pa aktekspertim nuk mund të akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike.

Gjithashtu kanë pretenduar se i kanë njoftuar eprorët e tyre lidhur me territorin e thyer dhe për pamundësinë për ta kontrolluar./albeu.com