Ç’po ndodh? Pas konferecës tradicionale të fundvitit, Putin anulon një tjetër fjalim të madh vjetor

Vetëm një javë pasi njoftoi se Vladimir Putin nuk do të mbante konferencën e tij tradicionale për shtyp të fundvitit, Kremlini ka zbuluar se presidenti ka hequr dorë nga një tjetër nga fjalimet e tij të zakonshme.

Ai thotë se presidenti ka zgjedhur të mos e mbajë fjalimin e tij vjetor për gjendjen e kombit në Parlamentin rus përpara fundit të vitit.

Koha e fjalimit kishte qenë objekt spekulimesh në mediat ruse dhe zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, nuk do të komentonte arsyen e shtyrjes, duke thënë vetëm se kishte të bënte me “orarin e punës” të Putinit.

Megjithatë, ne presim që ai të japë një deklaratë publike së shpejti, si pjesë e pjesëmarrjes së tij në një takim të Ministrisë së Mbrojtjes