Universiteti i Osfordit ka gati vaksinën, nisin testimet në bazën sekrete të qeverisë

E gjithë bota po përballet me një luftë, ku armiku merr jetë edhe pse është i padukshëm. Në anën tjetër, shkencëtarët po vazhdojnë kërkimet për zbulimin e antitrupave.

Tashmë Universiteti i Osfordit ka përgatitur një vaksinë e cila do të nisë të eksperimentohet te njerëzit dhe kafshët duke filluar nga java që vjen në bazën sekrete shkencore të qeverisë në Porton Doën.

Sipas The Times, Faza II e testimeve do të nisë përpara se të dalin rezultatet e eksperimenteve te kafshët, për shkak se kriza nga virusi po përshkallëzohet ndjeshëm.

Megjithatë ekspertë paralajmërojnë se vaksina për Covid-19 nuk do të jetë gati për një kohë shumë të shkurtër. Sipas profesorit Shattock, nga Kolegji Imperial në Londër, në rastin më të mirë vaksina do të dalë në fillim të vitit që vjen.


Shtuar 22.03.2020 07:27