Vrasja në Fier, flasin banorët e zonës: Viktima kishte probleme vetëm me të vëllanë kryeplak fshati

Banorët e fshatit Mbrostar të Fierit janë shprehur se 67-vjeçari Petraq Gjika, që u gjet i vrarë ditën e sotme pranë serave ku punonte si roje nate, ka qenë njeri i mirë dhe se nuk pasur probleme në fshat.

Një nga fqinjët e tij u shprej se Gjika ka pasur probleme vetëm më vëllian e tij që ishte kryeplak fashti, me të cilin nuk flisnin prej një kohe të gjatë.

Fqinji gjithashtu u shpreh se shteti bën gabim që e mban si kryeplak këtë person pasi është problematik, madje dhe zotërisë i ka bërë presion.

Punonte natën roje, në fshat nuk ka pasur probleme përveç se me të vëllanë që është kryeplak. Kanë pasur probleme që kur janë martuar nuk flisnin.

Bën gabim shteti që e mabn si kryeplak atë, ai është spiun një kriminel, edhe mua më ka bërë presion. Ça nuk ka bërë, 99-at i din vetë shteti për Vasilin,” u shpreh fqinji.