A flet Kryemadhi me Bashën? Braimllari: Vizita në SHBA dhe hijet e pazarit

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari u shpreh mbrëmjen e sotme në “Log.” në “ABC” se mes partisë drejtuar nga Monika Kryemadhi dhe Lulzim Bashës nuk ka asnjë komunikim pas zgjedhjeve të 25 Prillit, që opozita i humbi. “Pas 25 Prillit nuk ka asnjë takim të përbashkët të të gjitha partive opozitare.

Ne ishim bllok opozitar. Komunikim Basha-Kryemadhi? Pas 25 Prillit nuk ka komunikim” tha ai. Referuar komisionit hetimor për inceneratorët, Braimllari tha se “Është një zgjedhje e PD-së nuk mendoj se ka një problem. Nuk na është kërkuar ne mendim. Zgjodhi këtë rrugë” tha ai.

Ai kritikoi edhe qëndrimin e PD që grisi fletët e votimit në momentin e zgjedhjes së kryetares së Kuvendit. “Nuk tregohet forca duke grisur letrat përballë zonje”. Kushtin e opozitës për tre nismat kushtetuese në këmbim të zgjatjen së afateve të vettingut, Endrit Braimllari e shikon si pazar. “Sjellja në këto momente lë hije dyshimi të mëdha për një pazar. Nuk ka një arsye”.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së dha detaje edhe për vizitën e kryetares së partisë, Monika Kryemadhi në Amerikë. “Për aksionin e Kryemadhit mund të flas, ka shkuar në SHBA, ka takime zyrtare me persona të rëndësishëm të senatit dhe kongresit. Këto takime i ka zhvilluar periodikisht edhe para 25 Prillit” theksoi ai./ Abcnews.al


Shtuar 1.11.2021 22:54