KUPA/ Teuta përmbys Kukësin dhe shkon në finale me Tiranën (VIDEO)

Është mbyllur me fitoren e Teutës ndeshja e kthimit për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë.

Durrsakët kanë mundur me përmbysje skuadrën e Kukësit, duke siguruar kualifikimin në finale, ku do të gjejnë ekipin e Tiranës.

Golat e Kapllanit (73) dhe Hoxhës (83), bënë të pavlefshëm golin e realizuar nga Rroca (49).

Ndeshja e parë në “Elbasan Arena” ishte mbyllur në barazim pa gola (0-0).


Shtuar 15.07.2020 20:55