U kap me pistoletë në makinë, arrestohet i riu në Tiranë

Një 23-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi u kap duke qarkulluar i armatosur me një armë zjarri në makinë.

Uniformat blu bëjnë me dije se ne banesën e 23-vjeçarit u gjet një sasi municioni luftarak (180 fishekë), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sëbashku me pistoletën.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 23-vjeçari, kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Njoftimi i Policisë

Qarkullonte me automjet i armatosur dhe kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, vihet në pranga 23-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në inteligjencën informative për një shtetas që qarkullonte i armatosur në rrugën “Egnatia”, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Zastava”.

Si rezultat i tij u arrestua në flagrancë shtetasi S. K., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Në rrugën “Egnatia”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin S. K., dhe gjatë kontrollit të automjetit, gjetën një armë zjarri pistoletë. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës u gjet një sasi municioni luftarak (180 fishekë), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sëbashku me pistoletën.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 23-vjeçari, kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
/albeu.com/ 


Shtuar 26.03.2023 13:52