“Më ngacmoi seksualisht”, arrestohet 41-vjeçari në Elbasan pas denoncimit të fqinjës

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 41-vjeçar pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht fqinjën e tij.

Në pranga ka rënë shtetasi K.N, 41 vjeç, banues në Elbasan.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan shtetasin K. N., 41 vjeç, banues në Elbasan, pasi në këtë Komisariat, ka kallëzuar një shtetase 22 vjeçe, se shtetasi K. N. (fqinj), e ka ngacmuar seksualisht, në banesën e saj”, njofton policia./Albeu.com/


Shtuar 30.08.2023 12:52