Fitoi zgjedhjet e 14 majit/ Rama falenderon qytetarët e Klosit dhe Matit

Kryeministri, Edi Rama, zhvilloi sot një takim me qytetarët e Klosit dhe Matit për ti falendruar për besimin që i treguan në zgjedhjet e 14 majit. Kujtojmë se në zgjedhjet e 14 majit, Partia Socialiste fitoi shumicën dërrmuese të bashkive në vend.

Gjatë fjalës fëlenderuese Rama theksoi se vota për PS, nuk ishte një votë për punën që është bërë, por një votë për projektete dhe punët që PS do të bëjë në secilën bashki.

“Duke na votuar ne, të gjitha ato bashki të cilat kanë qenë tradicionalisht të djathta na kanë sfiduar ne duke na hedhur dorashkën dhe duke na thënë, “në rregull, doni ta provoni? po ju japim mundësinë. Tani na e provoni që vota për ju vlen dhe që ju me votën tonë do të sillni atë ndryshim që të tjerët që i kemi votuar për 30 vjet e nuk e sollën kurrë”. Kjo është një sfidë shumë e madhe dhe ne do të bëjmë çmos me shumë përkushtim që ta fitojmë këtë sfidë”, tha Rama.

Ndër të tjera kryeministri falënderoi edhe ata të cilët nuk kishin dalë në votime, duke i konsideruar si të djathtë të cilët nuk donin të votonin për koalicionin që udhëhiqej nga Ilir Meta në fletën e votimit. Ai shtoi se fitorja e PS nuk është rezultat i mirë vetëm për këtë parti por për të gjithë Shqipërinë.

“I falënderoj edhe ata që nuk kanë dalë në votim, sepse nuk e ngarkuan traditën e tyre të djathtë me turpin për votën e një vote për Like Floririn, duke i hequr një votë atyre që dolën për t’i tërhequr zvarrë pas problemeve të tyre personale. Ky nuk është rezultat i mirë për PS, është rezultat i jashtëzakonshëm për SHqipërinë. Është përmbysja ngjyrash në hartë, ta kthejmë përmbysje në ekonomi, në të gjitha”- u shpreh Rama.

Kryeministri e nisi turin e falënderimeve nga Shkodra ku për herë të parë pas 32 vitesh, PS do të drejtojë bashkinë me Benet Becin si kryebashkiak./albeu.com/