Goditet grupi i trafikimit të kokainës në Mykonos, në pranga vajza e politikanit maqedonas

Një influencuese e njohur nga Maqedonia e Veriut, vajza e një politikani nga vendi fqinj, u arrestua në Mykonos për pjesëmarrje në një organizatë kriminale.

Pas aksionit të policisë, në pranfa përveç biondes shpërthyese 21-vjeçari, u arrestua dhe kreu i grupit 34-vjeçar, krahu i djathtë i tij një 35-vjeçar dhe një DJ libanez që jetonin në Athinë dhe verën e kalonin në Mykonos.

Përmes njohjeve të shumta, ajo sëbashku me DJ siguronin klientët tek të cilët do shpërndanin kokainën. Ata kishin planifikuar që të largoheshin nga Mykonos ditën e djeshme, ndaj policia u vendos në lëvizje për t’i arrestuar.