Vëllai i Blerta Pepës tregon pengun nga humbja e së motrës
ermal4
Ermal Pepa, vëllai i Blerta Pepës që humbi jetën një vit më parë, ka treguar së fundmi pengun për humbjen e së motrës. I ftuar në emission në Report Tv, Ermali tha se nuk e imagjinonte dot që motra do të humbte jetën në atë operacion.

“Një natë para se të ndërronte jetë kam qenë duke punuar deri vonë, se koncertet zgjasin deri në orët e para të mëngjesit. Nuk fjeta punë por shkova direkt në spital dhe kam ndenjur atje gjithë ditën, deri rreth orës 6 pasdite. Ngaqë nuk po futej në operacion, i kërkoj Blertë të shkoj pak në shtëpi sepse isha shumë i lodhur.

Ajo sikur ta ndiente filloi të qante dhe të më thoshtë të mos shkoja. Unë isha shumë keq dhe i kërkova të shkoja vetëm për të bërë një dush. Kjo gjë më ka ngelur në mendje, sepse nuk arrita ta takoj për herë të fundit”, tha këngëtari Ermal Pepa. /albeu.com/
Shtuar më 17/10/2018, ora 13:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori