Nis Seanca e Posaçme për Ahmetajn, Berisha: T’i përgjigjet pyetjeve bosi i tij, Edi Rama

Ka nisur Senca e Posaçme ku do të vendoset për imunitetin e Arben Ahmetajt.

Opozita dhe mazhoranca kanë rënë dakord në Këshillin e Mandateve që t’i japin autorizim SPAK-ut që të arrestojë dhe kontrollojë banesën e ish-zv/kryeministrit.

Në fjalën e tij në Kuvend, ish-kryeministri, Sali Berisha, tha se Ahmetaj duhet të ishte prezent sot në Kuvend për t’iu përgjigjur pyetjeve të shqiptarëve.

Për rrjedhojë, Berisha tha se në mungesë të Ahmetaj, përgjigjet duhet t’i japë bosi i tij, Edi Rama.

Sali Berisha: Duhej të ishte në sallë për tiu përgjigjur pyetjeve në respekt të drejtësisë, qytetarëve propozoj që të gjitha pyetjeve t’iu përgjigjet bosi i tij Edi Rama. Thirreni këtu t’i bëjmë pyetje.

Kujtojmë që ditën e djeshme, në seancë plenare, opozita kërkoi që të diskutohet sa më shpejt raporti për Arben Ahmetajn. Por mazhoranca kundërshtoi duke thënë se do të ndjekë procedurën dhe këtë çështje do ta diskutojë të hënën e 17 Korrikut, ashtu siç ishte vendosur fillimisht.

Ndërprerjet e vazhdueshme të seancës dhe protestat e deputetëve opozitarë detyruan socialistët të kërkonin mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve dhe në përfundim u vendos që seanca të mblidhej sot. Prokuroria e Posaçme i kërkon Kuvendit të hapë rrugën për arrestimin dhe kontrollin e banesës së ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, të cilin po e heton për tre akuza, më e rënda ajo për korrupsion.

Në dosjen voluminoze prej 320 faqesh krahas Ahmetajt rezultojnë të përfshirë për aferën e inceneratorëve edhe persona të tjerë, ndaj SPAK i kërkoi Kuvendit që seancat e Këshillit të Mandateve të mbaheshin pa praninë e medias

/albeu.com/


Shtuar 14.07.2023 10:20