Pas mbylljes së “Klanifornia”, këta janë aktorët që do t’i shohim në “Portokalli”

Formatit televiziv të humorit, “Klanifornia” i erdhi fundi ndaj aktorët kanë gjetur mundësi të tjera për të ushtruar talentin e tyre dhe për të qenë në kontakt me publikun.

Dy aktorët, Visjan Ukcenaj dhe Cubi Metkaj do t’i shohim sërish në ekran, kësaj here në një tjetër program humori.

“Kryefjala” shkruan se Visjani dhe Cubi do të jenë shumë shpejt pjesë e “Portokallisë” në “Top Channel”, ndërsa s’dihet ende nëse do të zgjedhin role të reja, apo do të vijnë me të njëjtat role që kanë.

Mbetet për t’u parë ç’do të bëhet këtë sezon të ri të “Portokallisë”, ndërkohë që s’kemi ende një konfirmim nga aktorët.