Trafik i rënduar në autostradën Elbasan-Tiranë, kamioni merr flakë në tunel

Një kamion ka shpërthyer në flakë në tunelin panoramik në autostradën Elbasan-Tiranë, duke krijuar trafik të rënduar per mjetet që jane nisur nga Elbasani në drejtim të Tiranës.

Burime bëjnë me dije se makina ka marrë flakë këtë pasdite pak para tunelit të Krrabës.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në automjet.

Njoftimi i policise

Rreth orës 19:30, në tunelin e autostradës Elbasan-Tiranë, ka marrë flakë në ecje e sipër, automjeti tip “Kamion”, me drejtues shtetasin V. M. Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në automjet.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarje

/albeu.com/