Trafikonte lëndë narkotike në Selanik, arrestohet shqiptari, në pranga edhe partnerja

Një shqiptar është arrestuar në Selanik pasi është kapur duke trafikuar lënëdë narkotike.

Bashkë me shqiptarin 33-vjeçar është arrestuar dhe partnerja e tij greke, 27 vjeç.

Mediet greke bëjnë me dije se policia ka gjetur mbi 12 kg heroinë në bagazhin e makinës së çiftit. Hetimet shkuan përtej makinës.

Çifti u dërgua në prokurorinë e Selanikut ku priten të marrin edhe dënimet përkatëse nga drejtësia greke./albeu.com/