Tragjedi greke: 20 metra thellë, 4 burra vdesin në bunkerin ku po kërkonin thesare (FOTO LAJM)

U nisën për të gjetur thesare, katër burra humbin jetën në një bunker të Luftës së Dytë Botërore në Greqi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Loutrafik të Greqisë, gjatë mbrëmjes së djeshme.

Mediat greke raportojnë se ata kishin informacion se në atë bunker gjendeshin të fshehura para dhe sende të tjera me vlerë të forcave guerile gjatë Luftës Civile në Greqi duke bërë një plan të mirëfilltë për gjetjen e tyre.

Sipas planit ata u futën mbrëmë në bunker duke marrë me vete të gjitha mjetet e nevojshme, përfshi edhe një gjenerator me të cilin do të ndriçonin vendin ku do të gërmonin.

Ata nuk mundën të dalin gjallë prej andej duke u nxjerrë më vonë të pajetë nga policia, shkruan Abcnews.

Shkak për vdekjen ishte asfiksia dhe dyshohet se gjithçka u shkaktua nga gjeneratori, i cili gjatë punës mbaroi të gjithë oksigjenin që ishte në bunker duke lënë vetëm dioksid karboni. /albeu.com/


Shtuar 16.05.2020 14:25