Bjellorusia starton stërvitjet ushtarake në Ukrainë, zyrtari zbulon datën

Përparimi i Rusisë në Ukrainë vazhdon pa ndërprerje , ndërsa Moska po bën çdo përpjekje për të gjetur aleatë.

Në një kohë kur Bjellorusia ka shprehur mbështetjen e saj të plotë për Kremlinin, Minsk pritet të fillojë stërvitjet ushtarake pranë kufirit me Ukrainën.

Në veçanti, një zyrtar bjellorus, Andrei Krivonosov, tha se stërvitjet në rajonin Gomel, pranë kufirit me Ukrainën , do të fillojnë më 22 qershor.

Kujtojmë se pak ditë më parë presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko urdhëroi krijimin e një administrate të re ushtarake në pjesën jugore të vendit në kufi me Ukrainën.

Bjellorusia planifikon të vendosë njësi të forcave speciale në tre zona pranë kufirit të saj jugor me Ukrainën, ndërsa Lukashenko vlerësoi kontributin e Rusisë në ndërtimin e raketave për të forcuar mbrojtjen e saj.

Më herët, Lukashenko njoftoi blerjen e sistemeve kundërajrore S-400 dhe raketave Iskander nga Rusia.

Minsku është aleati kryesor i Moskës dhe ka akuzuar Perëndimin se është “në luftë me Rusinë” në Ukrainë./albeu.com


Shtuar 30.05.2022 20:32