Ka një sekret si të fitoni sa më shumë “like” në rrjetet sociale, pa hile

Për të marrë sa më shumë like dhe komente në rrjetet sociale duhet të ndiqni “rregullin” e orës.

Ora e përshtatshme do ishte në favorin tuaj.

Sipas kompanisë për menaxhim të mediave sociale Hootsuite koha më e mirë për të postuar në Instagram është nga ora 12:00 deri në 15:00 prej ditës së hënë deri të premten.

Ndërsa, koha më e mirë për të postuar në Facebook është ndërmjet orës 12:00 dhe 15:00 në ditën e hënë, mërkure, enjte, të premte dhe në fundjavë nga ora 12:00 deri në orën 13:00.

Shumë njerëz e përdorin Tëitter-in si një lloj gazete dixhitale dhe koha më e mirë për të postuar në në këtë rrjet social është në orën 15:00 nga dita e hënë deri të premten.

Ndryshe nga rrjetet më popullore sociale, LinkedIn është një rrjet profesional, kështu që postimi gjatë orarit të punës ka kuptim. Ashtu si Facebook dhe Instagram, algoritmi i LinkedIn është dizajnuar për t’iu treguar përmbajtjen më të rëndësishme. Koha më e mirë për të postuar në Linkedin është ora 7:45, 10:45, 12:45 dhe 17:45 nga dita e hënë deri të enjten.


Shtuar 20.01.2020 10:56