PAMJE TË RËNDA/ Afgani lufton të mbahet te krahu i avionit për t’u larguar (VIDEO)

Gjatë kohës kur afganët po tentojnë të arratisen nga duart e talebanëve, në vend ka pasur një situatë të tensionuar dhe përplasje mes njerëzve se kush do të largohet i pari.

Në videon e mëposhtme është momenti kur një shtetas afgan përpiqet të mbahet te krahu i avionit që ishte në lëvizje e sipër.

Sipas mediave të huaja, dhjetëra njerëz, disa me dokumente të imigracionit, u rreshtuan nën armët e rojeve të sigurisë afgane ndërsa helikopterët Apache zhurmonin në ajër sot në aeroport, ndërsa prisnin të hipnin në fluturimet jashtë vendit, nga frika e hakmarrjes së përgjakshme nga islamistët./albeu.com


Shtuar 17.08.2021 16:20