Lala flet për klubet që bën oferta për Rashicën: E donin në janar

Altin Lala, ish-futbollisti i Shqipërisë, tani është menaxher i Milot Rashicës, ka folur për interesimin e disa klubeve për lojtarin dhe idetë për të ardhmen.

Wolverhamphton, Borussia Dortmund, Aston Villa dhe Liverpool, janë vetëm disa nga skuadrat e interesuara për anësorin e Kosovës.

“Para përhapjes së pandemisë coronavirus, kishim shumë kontakte me disa klube të ndryshme, kryesisht në Gjermani”.

“Ata synonin të merrnin Rashicën që në janar, por ne e bëmë të qartë që do ta përfundojë sezonin te Werderi”.

“Kontaktet ishin të vazhdueshme dhe pas muajit janar dhe po shqyrtonim me kujdes ofertat”.

“Për momentin, gjërat kanë mbetur në vend, por deri në fund të sezonit, do të ketë patjetër zhvillime”, ka thënë Lala për Sport1.


Shtuar 14.04.2020 15:33