Dortmund planifikon të “blindoj” sulmuesin Haaland

Eric Haaland padyshim është sulmuesi më në formë momentalisht edhe pse momentalisht ndodhet jashtë fushave për shkak të një dëmtimi.

Për këtë sezon norvegjezi ka luajtur në total 10 ndeshje ka ku ka shënuar 13 gola dhe ka asistuar 4 herë. Halaand ka tërhequr vëmendjen Real Madrid , Chelsea dhe Manchester City të cilët janë duke e ndjekur me vëmendje situatën e sulmuesit.

Ekipi gjerman është i shqetësuar sepse mundësitë për ta humbur sulmuesin në merkaton e verës janë të mëdha. Gjithësesi Dortmund po planifikon të “blindoj” sulmuesin me një pagë stratosferike. Gjermanët janë gati t’i ofrojnë Haaland-it një pagë prej 18 milion euro në sezon./h.ll/albeu.com


Shtuar 13.11.2021 15:51