Telashe për Dani Alves, futbollisti arrestohet nga policia spanjolle

Dani Alves është arrestuar nga policia spanjolle pasi dha një deklaratë në komisariat. Braziliani akuzohet për një sulm seksual të dyshuar ndaj një vajze në klubin e natës Sutton në Barcelonë dhe e ka deklaruar këtë të premte në komisariat.

Lojtari u transferua në një makinë policie në gjykatë dhe tani gjyqtari do të vendosë nëse braziliani do të qëndrojë në brug apo do të lihet i lirë.

Viktima e denoncoi ish-futbollistin për prekje jo konsensuale në ambientet e sipërpërmendura gjatë festave të kaluara të Krishtlindjeve. Lojtari u denoncua më 2 janar dhe tashmë ka dhënë një deklaratë në komisariat.

Dani Alves u largua nga Barcelona në fund të sezonit të kaluar. Braziliani nënshkroi për Pumas dhe luajti në Kupën e Botës me ekipin brazilian. /albeu.com


Shtuar 20.01.2023 11:49