Berisha: Jemi mirënjohës që samiti po zhvillohet në Shqipëri, por fatkeq që përfaqësohemi nga Rama

Kreu i PD-së Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në protestë, pas goditjes me grusht në fytyrë që iu bë nga Gerti Shehi.

Berisha u shpreh se që është shumë mirënjohës me nderin e madh që iu bë Shqipërisë me këtë samit, por jemi fatkeq që përfaqësohemi në samit me njeriun që duhet të ishte para drejtësisë.

“Përshëndetjet më vëllazërore. Mirënjohje më të pakufishme. Së pari, në emër tuaj më lejoni t’ju uroj me gjithë zemër mirëseardhjen në Tiranë liderëve të BE dhe Ballkanit. Është rast i veçantë t’u shprehim atyre mirënjohje të pakufishme për ndihëm dhe solidaritetin që I jepni Shqipërisë në dekada. Ky samit është një mbështetje e madhe për shqiptarët, në këtë kontekst. Ky samit është një mbështjell e madhe për PD-në, që me revolucionin e ’90 përmbysi diktaturën komuniste. Tre dekada më parë nisëm rrugën e demokracisë dhe tregut të lirë. Të nderuar miq, të gjithë shqiptarë e sa jemi këtu, jemi shumë mirënjohës me nderin e madh që iu bë Shqipërisë por dhe jemi fatkeq që përfaqësohemi në samit me njeriun që duhet të ishte para drejtësisë.

Ndjehemi fatkeq sepse pushteti i tij na përfaqëson qëndron mbi krimin elektoral, votën e vjedhur, drogën, korrupsionin dhe të zezat e tjera të këtij kombi. Sot është dita që Europa dhe bota të njihen me të zeza e Shqipërisë”, tha Berisha.


Shtuar 6.12.2022 13:42