Dhuna brutale ndaj kushërinjve Maja në Fushë Krujë, arrest me burg për anëtarët e fisit Rraja

Lihen në burg tre nga katër personat e arrestuar për dhunën barbare në Krujë ndaj 2 qytetarëve, tre ditë më parë.

Ineidi Rraja, Andi Rraja, Eni Kullaj janë lënë në “arrest me burg”, teksa pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, Kujtim Bërdaku u la me masën “detyrim paraqitje”.

Policia njoftoi sot  mbylljen e gurores “Delia Group” në pronësi të Xhelal Rrajës në Borizanë të Krujës. Bllokimi i gurores vjen  2 ditë pas ngjarjes së rëndë ku anëtarë të fisit Rraja së bashku me të birin e deputetit të dorëhequr të PS-së, Rrahman Rraja, dhunuan kushërinjtë Maja.

Autoritetet bëjnë me dije se bllokimi i gurores  së Rrajave u bë ga Policia e Shtetit në bashkëpunim me AKBN dhe AKSEM. Pas këqyrjes së sipërfaqjes ku kryhet aktiviteti i gurores, si dhe të dokumentacionit të saj, u vendos bllokimi i subjektit deri në përgatitjen e dokumentacionit dhe vlerësimit të tij, nga ana e AKBN dhe AKSEM.

Kujtojmë se deputeti i Partisë Socialiste, Rrahman Rraja, dha dorëheqjen pas dhunës që familjarë të tij ushtruan ndaj Jashar dhe Bilbil Majës tre ditë më parë.

Dorëheqja e Rrahman Rrajës nga mandati i deputetit vjen 48 orë pas dhunës barabare që djali dhe vëllezërit e tij ushtruan ndaj dy kushërinjve maja në aksin Thumanë-Fushë krujë, për shkak se këta të fundit ishin ankuar për guroren e tyre, pasi po ju shkatërronte banesat.

Kjo ngjarje e rëndë gjithashtu bëri që opinioni publik të reagonte ashpër edhe ndaj veprimeve të Policisë së Shtetit, të cilët ditën e parë pas shoqërimit të autorëve të dhunës, i lanë këta të fundit të lirë.

Ndërsa një ditë më pas i shpallën në kërkim, pasi vunë re në video se dhuna barbare ju kishte rrezikuar jetën seriozisht dy anëtarëve të familjes Maja.

Gjithashtu kryeministri Edi Rama njoftoi dje shkarkimin nga detyra të Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.
Lajmin e ka bërë publik vetë shefi i qeverisë përmes një postimi në Tëitter, ku njofton se ditën e hënë do t’i propozojë Presidentit Bajram Begaj shkarkimin e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe emërimin në këtë post të Taulant Ballës.

Shkak për shkarkimin e Çuçit duket se është bërë ngjarja në Fushë Krujë, ku të afërmit e ish-deputetit Rrahman Rraja rrahën brutalisht dy persona të cilët denoncuan prishjen e shtëpive të tyre nga shpërthimet në kantierin e gurores së familjes Rraja.

Kujtojmë që për herë të parë djali i deputetit Rrahman Rraja, Rexhep Rraja u përfol në viin 2018-të, ku u denoncua për dhunë nga Xhisiela Maloku, dhe për këtë bëri 3 muaj burg, dhe u lirua pas tërheqjes së denoncimit.
Ndërsa një ditë më pas i shpallën në kërkim, pasi vunë re në video se dhuna barbare ju kishte rrezikuar jetën seriozisht dy anëtarëve të familjes Maja./albeu.com/