Leuçemia i merr jetën aktores së njohur në moshën 47 vjeçare (FOTO LAJM)

Nicki Aycox ka ndërruar jetë në moshën 47 vjeçare pas një beteje me leuceminë. Aktorja, e cila u diagnostikua me leucemi në 2020 vdiq të enjten. Ajo fillimisht mendoi se ishte prekur nga virusi por më vonë zbuloi se kishte kancer dhe iu nënshtrua kimioterapisë dhe transplanteve të qelizave burimore.

Kunata e Aycox, Susan Raab Ceklosky, konfirmoi lajmin e trishtë me një homazh prekës. “Kunata ime e bukur, e zgjuar, tepër e talentuar dhe e dashur, Nicki Aycox Raab, ndërroi jetë dje me vëllanë tim, Matt Raab, pranë saj. Ajo ishte padyshim një luftëtare dhe të gjithë ata që e njihnin e donin atë”, tha ajo.

RIP: Aktorja Nicki Aycox, e parë këtu në një ngjarje në tapetin e kuq në gusht 2010, ka ndërruar jetë në vetëm 47 vjeç. Ajo u diagnostikua me leuçemi në vitin 2020 dhe u nda nga sëmundja të enjten

Ajo e dokumentoi betejën e saj në uebsajtin e saj të stilit të jetesës vegan, Cashews and Olives dhe dha përditësime për shëndetin e saj.


Shtuar 21.11.2022 09:22