Megan dhe Harry “zhvishen” nga titujt mbretërorë

Princi Harry dhe Meghan nuk do të përdorin më titujt e tyre të HRH dhe nuk do të marrin fonde publike për detyrat mbretërore, ka njoftuar Buckingham Palace.

CCifti gjithashtu nuk do të përfaqësojë më zyrtarisht Mbretëreshën.

Duka dhe Dukesha e Sussex synojnë të paguajnë 2,4 milion £ para të taksapaguesit për rinovimin e Frogmore Cottage, e cila do të mbetet shtëpia e tyre.

Marrëveshja e re hyn në fuqi në pranverën e këtij viti, tha pallati.

Deklarata vjen pasi Mbretëresha zhvilloi bisedime me çiftin të hënën në lidhje me të ardhmen e tyre.

HRH është një shkurtim i Lartësisë së Tij / saj Mbretërore, përdoret si pjesë e titullit të disa anëtarëve të familjes mbretërore./albeu.com


Shtuar 19.01.2020 08:06