Njihuni me foshnjën më të madhe, i ka 11 muaj por duket si 3-vjeçar (FOTO LAJM)

Njihuni më foshnjën më të madhe në New York. Bëhet fjalë për Kason Priego që erdhi në jetë 11 muaj më parë, por madhësia e tij i bën njerëzit të mendojnë se është 3-vjeçar.

“Njerëzit me ndalin në rrugë për të më thënë sa i ëmbël është. Kur u tregoj sa vjet i ka, mbesin të habitur”, tha 31-vjeçarka Alexa Priego.

E kur kjo nënë solli në jetë Kasonin në maj të vitit të kaluar, ai peshon si cilado foshnje tjetër – por me kalimin e muajve dhe gjidhënie – filloi të rritet shumë dhe të shtoj në peshë.

“Ai aktualisht vesh rrobat e një 3-vjeçari dhe në peshore figuron numri 15. E sipas Qendrës Për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, një foshnje e moshës së tillë peshon përgjysmë më pak.


Shtuar 28.04.2022 21:51