Abetarja e përbashkët Kosovë –Shqipëri, sot ceremonia e përurimit

Ditën e sotme do të organizohet ceremonia e përurimit të Abetares së përbashkët Kosovë-Shqipëri.Në orën 10:00 do të kryehet përurimi i abetares së unifikuar me të cilën nga ky vit shkollor do të mësojnë të gjithë fëmijët shqiptarë kudo që jetojnë.

Në ceremoni do të marrin pjesë Ministret e Arsimit të Kosovës dhe të Shqipërisë, Arbërie Nagavci dhe Evis Kushi.

Abetarja e unifikuar vjen si zbatim i marrëveshjes së nënshkruar mes qeverive të dy vendeve. Ajo është botuar nga shtëpia botuese ‘Dukagjini’ ndërsa autorë janë Mimoza Gjokutaj, Tereza Babasuli, Naser Zabeli, dhe Saranda Bozhegu. Shpërndarja e saj do të nisë në zona rurale, ndërsa pritet shpërndarja edhe në shkollat e qyteteve për të qënë në duart e voglëushëve më 12 shtator.