Sulm xhihadist në Nigeri, raportohen 60 viktima

Disa dhjetëra fshatarë, anëtarë të vetëmbrojtjes së milicisë, duke përfshirë kryetarin e komunitetit Banimpangkou, u vranë të martën në Nigeri nga burra të dyshuar xhihadistë në Tillaberi.

“Si rezultat i sulmit, rreth 60 persona u vranë, 9 u zhdukën dhe 15 mbijetuan. Kryebashkiaku i Banibangu është në mesin e të vdekurve dhe trupi i tij është gjetur”, tha një zyrtar i rrethit të Tillaberi për AFP.

Sipas një burimi lokal, “60 anëtarë” të milicive të armatosura nga disa fshatra në komunitetin Banibangu, të ashtuquajturat “Komitetet e Vigjilencës”, u vranë gjatë këtij “sulmi terrorist” që synonte 84 anëtarë të komiteteve vigjilente, të cilët po lëviznin me motoçikleta, me në krye kryebashkiakun e qytetit.

Anëtarët e këtyre komiteteve u përleshën në Adab-Dab, një vendndodhje rreth 55 km në veriperëndim të Banibango, me anëtarë të organizatës xhihadiste të Shtetit Islamik (EIGS) të armatosur.

Një burim sigurie konfirmoi sulmin i cili ndodhi të martën rreth orës 9:30 me orën lokale.

Sipas një ish-kryetari të zonës, fshatarët kishin formuar kohët e fundit një komitet vetëmbrojtjeje për të mbrojtur fermerët që janë shënjestruar rregullisht nga persona të armatosur në fushat e tyre.

Që nga fillimi i vitit, të ashtuquajturit xhihadistë kanë përshkallëzuar sulmet vdekjeprurëse ndaj civilëve në Banibangu, një zonë e mbyllur në pjesën verilindore të rrethit Tillamberi./albeu.com


Shtuar 4.11.2021 20:15