Përplaset për vdekje 32 vjeçari në Maqedoninë e Veriut

Një 32-vjeçar në Maqedoninë e Veriut ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Mësohet se ai ishte banor i fshatit Stajkovci të Shkupit, dhe ndërroi jetë në vend. Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Kiro Gligorov” kur një kamion me një gjysmë rimorkio i drejtuar nga një shtetas serb goditi motorin.

Ekipi i SPB Shkup ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes.


Shtuar 19.06.2020 10:11