Mane ngre në “qiell të 7” Jurgen Klopp

Një nga sulmuesit më të mirë të Loverpoolit, po ashtu një ndër lojtarët më të mirë në botë momentalisht, ka folur më fjalë të mëdha për trajnerin e tij, Jurgen Klopp.

Klopp ka zhvilluar një reputacion si një nga trajnerët më të mirë në botë, duke fituar tituj të njëpasnjëshëm të Bundesligës me Borussia Dortmund para se të bashkohej me Liverpool në 2015.

52-vjeçari e çoi Liverpoolin në lavdinë e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar dhe i ka udhëhequr Të Kuqtë në një avantazh prej 25 pikësh në Premierligë këtë term, me ligën që aktualisht është anuluar për shkak të pandemisë koronavirus.

“Jurgen është një trajner i mahnitshëm. Ai është gjithmonë pozitiv edhe nëse keni humbur dhe gjithmonë gjen fjalët e duhura për t’ju shtyrë në atë pjesë që ju bën të fitoni përsëri”, tha Mane për Rakuten TV.

“Ai e di se si t’i sjellë lojtarët në një nivel tjetër, kur ata menduan se nuk mund të luanin”.


Shtuar 8.04.2020 08:54