Duket paradoksale, por është e vërtetë. 40 mijë vietnamezë kanë parë veten duke dalë huq duke menduar se ishin duke e shikuar ndeshjen e Botërorit mes Gjermanisë dhe Japonisë, por ata në të vërtetë ishin vetëm duke përcjellur një ndeshje virtuale të lojës “FIFA” në YouTube.
Vietnami është vendi i rrallë ku nuk janë ndarë të drejtat televizive për mbulimin e Botërorit. Si rrjedhojë, banorët e saj duhet të gjejnë zgjidhje alternative për t’i shijuar ndeshjet e kompeticionit më të madh futbollistik.
Kështu, sipas gazetës “VNExpress” videon drejtpërdrejt në YouTube nga loja e FIFA-s e kanë ndjekur 40 mijë veta, duke menduar se ishte ndeshja e vërtetë që po zhvillohej në Katar. /nacionale