Vota për zgjatjen e afateve të vetting-ut, LSI e ka të qartë qëndrimin që do mbajë

Lëvizja Socialiste për Integrim duket se do të votojë kundër zgjatjes së afateve të vetting-ut, të propozuar nga maxhoranca.

Ishte nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, i cili ndonëse nuk e pranoi hapur se do të votojë kundër zgjatjes së afateve të vettingut, theksoi se i zgjatur apo jo mandati i tyre, drejtësia nuk ka lëvizur nga vendi.

Komentet Vasili i bëri para një daljeje për media, ku komentoi edhe disa nga lëvizjet e fundit të presidentit Ilir Meta.

“Kjo drejtësi nuk lëviz për asnjë gjë. Kryesorja është që kemi të bëjmë me një krim shtetëror. Shtesat e ligjit sot janë një farsë pa asnjë vlerë. I zgjatur apo i shkurtuar vettingu, drejtësia nuk ka lëvizur. Këtu kemi një kuvend ku manipulimi shtetëror me vulë e firmë është fakt. Gjithçka që flitet për reformën në drejtësi është farsë. Po flas për drejtësi që nuk funksionin, që nga presidenti, për ne, për gazetarin që u rrëmbye nga civilë të paidentifikuar, Për krimin shtetëror që nuk ndëshkohet, Kjo është kryesorja, gjithçka tjetër është farsë. Nuk kam asnjë lidhje me këto që thoni ju dhe këto forca politike që janë jashtë vëmendjes time. Ata banorë që protestojnë, janë dhunuar dhe brenda është një i pacipë që bën sikur do i dëgjojë.”, tha Vasili./albeu.com/


Shtuar 10.02.2022 10:44