Baton Haxhiu: Edi Rama e do Berishën për kryetar

Gazetari Baton Haxhiu është shprehur se Kryeministri i vendit Edi Rama, e do ish-Kryeministrin Sali Berisha.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Haxhiu ka thënë se sipas tij, fakti që Rama i thotë Berishës që “je i vdekur” do të thotë se e do sërish kryetar.

Sonila Meço: Sot, Edi Rama ia ka dhënë në tryezë të lehtë, ose do të bëhesh pjesë e një procesi ku nuk të njeh ai përballë sepse ai duke deklaruar nesër, se nëse Berisha është nesër, ne do të ndërpresim marrëdhëniet, nuk të ka njohur as ty. Sepse ndodh që nesër zgjidhet ai kryetar, çfarë do të bëjë Enkelejdi?!

Baton Haxhiu: Po shihet se Edi Rama e do Sali Berishën!

Blendi Fevziu: Edi Rama e do Sali Berishën?

Baton Haxhiu: Unë nuk e di prej nga po e merr këtë analizë (drejtohet Sonila Meços). E sulmoi sot Sali Berishën, të vetmin njeri që punon për të.

Blendi Fevziu: Kush është, Rama?

Baton Haxhiu: Jo, jo Sali Berisha.

Blendi Fevziu: Berisha punon për Ramën?

Baton Haxhiu: Prej kohësh… Fakti që ai i thotë se je i vdekur, ai e do prapë kryetar. /tvklan.al


Shtuar 21.04.2022 22:30