Baton Haxhiu tregon si nisi përplasja me Berishën: Është njeri i fëlliqur!

Gazetari kosovar, Baton Haxhiu, ka deklaruar se ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha është i pamëshirshëm dhe i fëlliqur në diskursin publik. Haxhiu e bëri këtë deklaratë në emisionin Pressing.

“Sali Berisha në pushtet e ka një diskurs të kontrolluar, jashtë pushtetit është i pamëshirshëm. Tjetër është njeri në tavolinë, kurse diskursin publik e ka dobësi njerëzore. Te ne në Kosovë thuhet i fëlliqt, në Shqipëri thuhet i marrë”, tha gazetari.

Shpeshherë, Berisha e ka cilësuar Haxhiun bashkëpunëtor të ngushtë të Edi Ramës dhe Hashim Thaçit për planin e tyre për ndarjen e Kosovës.

“Nuk thuhet në publik Baton Haxhiu është shef i Edi Ramës dhe Hashim Thaçit, një njeri serioz që i ka pasur të gjitha pozitat shtetërore nuk flet ashtu dhe të jetë pezhorative nuk ka kuptim”, tha ai.


Shtuar 29.09.2020 18:00