Në Tiranë mbi 2600 raste aktive, si u shpërnda sot harta

Në 24 orët e fundit, 2 qytetarë nga Tirana kanë gjetur vdekjen nga COVID-19, një 66 vjeçar dhe 73 vjeçar me sëmundje bashkëshoqëruese.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 182 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar.

Ministria u bën sërish apel qytetarëve që të jenë të kujdesshëm, duke mos neglizhuar respektimin e masave të mbrojtjes.

COVID-19 – Statistika (27 Shtator 2020)
Testime totale 85.554
Raste pozitive 13259
Raste të shëruara 7534
Raste Aktive 5348
Humbje jete 377 (Qarku Tiranë 179, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 26, Fier 20, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2637
Durrës 587
Shkodër 386
Elbasan 309
Lezhë 298
Fier 250
Korçë 240
Vlorë 200
Kukës 154
Berat 108
Dibër 104
Gjirokastër 75


Shtuar 27.09.2020 14:14