Lindi në Wuhan, OKB kërkon ndalim e tregjeve me kafshë të egra pas pandemisë së COVID-19

Koronavirusi, COVID-19 ka pushtuar botën duke shkaktuar mijëra viktima në të gjithë botën.

Sipas studimeve zyrtare të deritanishme, COVID-19 ka lindur në një treg në Kinë, nga ku ka kaluar nga lakuriqtë tek njeriu, e më pas pushtoi botën.

Pas kësaj pandemie, që ka paralizuar botën, Organizata e Kombeve të Bashkuara kërkon një urdhër botor, për të ndaluar tregjet ku shiten kafshë të egra.

Kjo kërkesë vjen pasi dyshimeve kryesore, se nga një treg i kësaj natyre në Wuhan të Kinës, prej lakuriqit të natës, nisi pandemia e koronavirusit, e cila po gjunjëzon botën.

Elizabeth Maruma Mrema, përgjegjëse për bio-diversietin në OKB, deklaroi se për të parandaluar pandemi të ngjashme, duhet të ndalohen tregjet që shesin kafshë të egra, të gjalla ose të ngordhura, të cilat janë destinuar për konsum njerëzor.

Gjatë javëve të kaluara, Kina nxori një urdhër të përkohshëm, për ndalimin e tregjeve të kafshëve të egra.

Deri më tani numri i të infektuarve nga Covid-19 në të gjithë botën, ka shkuar në 1.374.564, ndërsa i viktimave në 77.316. /albeu.com/


Shtuar 7.04.2020 15:33