E diel plot aksidente, makina përplas fëmijën në Tiranë

Një tjetër aksident ka ndodhur sot në Tiranë. Një fëmijë 10 vjeç është përplasur nga një automjet në rrugën “3 Dëshmorët”.

Fatmirësisht i mituri ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq, grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.05.2021, në rrugën “3 Dëshmorët”, mjeti me drejtues J. S., ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale A.B., 10 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 9.05.2021 19:01