Përballë Cindy Marinës, Adelina Tahiri fiton “Dance Albania!” (VIDEO)

Cindy Marina dhe Adelina Tahiri janë dy gladiatoret që kanë mbetur në garën e vallëzimit të “Dance Albania” në Tv Klan. Pas eliminimit të Melisa Lleshit gjatë mbrëmjes, televotimi i publikut u rihap për të zgjedhur fituesen.

Diferenca e votave midis dy konkurrenteve është e ngushtë pasi luftohet vetëm për një përqindje fare të vogël që do të kthejë rezultatin. Momenti i shpalljes së fitueses që ka arritur të fitojë zemrat e publikut në këto 14 javë vallëzimi ka mbërritur.

Kupa e “Dance Albania” shkon për Adelina Tahirin. “Shumë emocione, kjo ka qenë një ëndërr e madhe kështu që ëndrra ime u realizua”, tha këngëtarja e emocionuar ndërsa falënderoi sërish për mbështetjen.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TV KLAN (@rtvklan)