Çantat e vjeshtës 2020 i përshtaten pandemisë, gjeni modelin tuaj në këto koleksione (FOTO LAJM)

Sezoni i ri dhe pandemia kanë vënë në punë edhe markat e mëdha, edhe emrat më në zë të dizenjatorëve të çantave, të cilët, në propozimet e tyre të reja kanë vendosur të prezantojnë modele jo vetëm të freskëta, por edhe më komode se çdo sezon tjetër: është pandemi dhe në një kohë si kjo, kur të gjithë po përpiqemi të shmangim sa më shumë rrezikun e prekjes nga koronavirusi, edhe çantat duhet t’i konsiderojmë aksesorë të sigurt.

Nga pasarelat e vjeshtës 2020, dalluam një sërë trendesh që variojnë në madhësi të ndryshme, stile dhe forma perfekte për vjeshtën. Që nga prerjet mini e deri tek çantat oversize, më poshtë do të gjeni modelet që do qarkullojnë kudo këtë sezon, të cilave duhet t’u kushtoni vëmendje.

Më sipër gjeni pesë trendet më të mëdha të çantave në të cilat vlen të investoni.


Shtuar 6.10.2020 18:51