Stadiumi që “dridhet” nga tifozët, eksperiencë unike

“Bombonera” në Argjentinë është stadiumi më i veçantë në planet.

Në momentin që ndeshja fillon, ndjesitë që marrin lojtarët janë të papërshkrueshme. Shtëpia e Boca Juniors eshtë ndërtuar në mënyrë të tillë që mur tifozët të çohen në këmbë, lojtarët në fushë të ndiejnë dridhjet e stadiumit duke provuar një eksperiencë si në asnjë stadium tjetër në planet.

Klubi nga Buenos Aires kërkon ta rrënjosë ketë ndjesi që në radhët e ekipeve zinxhir duke marrë një vendim ekstrem.

Lojtarët e akademisë të cilët stërviten në kompleksin e Boca-s do ta ndiejnë këtë ndjesi pasi në shkallët e stadiumit stërvitor do të instalohen makineri qëtë krijojnë ndjesinë e dridhje në mënyrë që kur ata të zbresin në “Bonbonera” një ditë, të jenë të përgatitur për atë që i pret.


Shtuar 20.04.2022 19:47