Të shtëna në derë të shtëpisë, kërcënohet efektivi i policisë në Tiranë

Efektivi i policisë Rrugore në Mat, Ilir Pica ka denoncuar për mediat se është kërcënuar nga persona të panjohur. Sipas tij me datë 27 tetor në banesën e tij në afërsi të Kthesës së Kamzës në Tiranë është qëlluar në derën e saj të jashtme dhe është tentuar të futen brenda.

Pica bën me dije se  mbrëmjen e 27 Tetorit persona të paidentifikuar kanë gjuajtur në derën e banesës së efektivit të rrugores duke terrorizuar familjen.

Efektivi thotë se për këtë rast ka bërë denoncim pranë Komisariatit numër tre, por këta të fundit nuk kanë bërë asgjë në lidhje me mbrojtjen e familjes.

Ende nuk ka asnjë reagim për ngjarjen në fjalë edhe pse kanë kaluar më shumë se 5 ditë nga ngjarja e dyshimtë.

Intervista e efektivit për fax:

Përse mendoni se ka ndodhur një ngjarje e tillë?

Efektivi i Policisë, Ilir Pica: Dua të sqaroj se nuk ka pasur të shtëna me armë. Nuk e di kush e ka bërë, nuk dyshoj tek askush. Nuk e di në botë. Kam kërkuar që familja të merret në mbrojtje. Është goditur dera e jashtme, kanë tentuar të hyjnë brenda. Falë zotit ka arritur aty dhe nuk kanë arritur të bëjnë dëme të tjera.

Komisariati i policisë ka marrë masa duke dërguar patrullën në vendngjarje. Unë kam bërë kallëzim dhe policia po heton për ngjarjen.

Banesa në të cilën është ushtruar dhuna ka kamera sigurie për të bërë të mundur identifikimin e autorëve?

Jo nuk ka pasur kamera sigurie. Nuk e di nëse mund të zbulohen autorët, por po punohet nga policia. /albeu.com/

 

 


Shtuar 3.11.2021 11:08