Historia e Çamërisë mes Tiranës tmerron grekët, mediat sulmojnë Ilir Metën: Gënjeu!

Ambasada greke dhe mediat greke nuk duken aspak të lumtur me Presidentin Meta pas ekspozitës së fundit në Presidencë.

Sipas mediave greke, shkak për këtë është bërë nëj ekzpozitë me foto të organizuar nga shoqata çame në gardhin e presidencës, që u vizitua personalisht dhe nga vetë Meta.

Presidenti Meta është quajtur provokues nga mediat greke pasi sipas Protothemës ekspozita e fotove tregonte një histori të pavërtetë.

“Fotot, të cilat janë postuar në gardhin e jashtëm të pallatit presidencial shqiptar, shoqërohen me akuza ndaj vendit tonë për “gjenocidin e Çamësisë”, si dhe me harta që tregojnë pjesën më të madhe të Greqisë si “territore të pushtuara shqiptare””, shkruajnë mediat greke.

Sipas himara.gr, ekspozita u organizua nga Fondacioni “Camëria Hasan Tahsini” dhe Akademia “Rrënjët Shqiptare”.

 


Shtuar 19.11.2021 10:43