Si t’i ruani luleshtrydhet të freskëta për një kohë të gjatë

Po kalojmë stinën e pranverës dhe frutat e stinës tashmë janë vendosur në raftet e super marketeve. Luleshtrydhet janë një nga zgjedhjet ushqimore më të njohura dhe ushqyese pasi ato janë të mbushura me vitamina, fibra dhe antioksidantë.

Një luleshtrydhe mesatare përmban rreth 4 kalori. Luleshtrydhet janë ndër 20 frutat më të mira me kapacitet antioksidues dhe janë një burim shumë i mirë i manganit dhe kaliumit.

Për shkak të përmbajtjes së lartë të kaliumit, luleshtrydhet rekomandohen për njerëzit me hipertension, për të ndihmuar në neutralizimin e efekteve të natriumit në trup. Ato ndihmojnë në uljen e rrezikut të sulmit në zemër dhe goditjes në tru duke ulur kolesterolin LDL, inflamacionin dhe presionin e gjakut.

Sekreti për të mbajtur luleshtrydhet të freskëta

Gjithçka që ju nevojitet është një kavanoz qelqi me kapak. Vendosni luleshtrydhet dhe mbylleni mirë. Ruajeni në frigorifer. Edhe një javë më vonë, ato do të jenë po aq të freskëta.3 mënyra origjinale për të shijuar luleshtrydhet. /albeu.com


Shtuar 19.03.2023 14:56