McGregorin e presin milionat në ndeshjen ndaj Cerrone

Conor McGregor do të fitojë një shumë të madhe parash nga rikthimi i tij në UFC në ndeshjen kundër Donald Cerrone.

McGregor pritet që nga kjo ndeshje të fitojë 3.8 milionë euro. Kurse nga kjo ndeshje pritet të fitohen 7.6 milionë euro pasi që edhe biletat janë shitur mjaftë shpejtë.

McGregor e ka quajtur këtë vit si seznonin e tij dhe synon që mbrenda këtij viti t’i zhvillojë tri ndeshje.

McGregor pritet që të zhvillojë ndeshje kundër Nurmagomedov mirëpo po ashtu edhe Justin Gaethje, Jorge Masvidal dhe Nate Diaz po shihen si kundërshtarët e mundshëm për vitin 2020.


Shtuar 11.01.2020 16:30