Kapet “mat” pas deklaratës së bujshme, a është ky boss-i që po kërkonte Antonela Berisha? (FOTO LAJM)

“Nëse nuk është boss, të mos më afrohet.”  Ishte kjo deklarata e bujshme e Antonela Berishës, e cila trazoi rrjetin disa ditë më parë.

Në një dalje të saj, ish-konkurrentja e Për’puthen ishte shumë serioze teksa shprehej se një tipar i rëndësishëm tek partneri i saj i ardhshëm ishte “pasuria”.

Fill pas kësaj deklarate të fortë, Antonela është fotografuar në Bllok, me një djalë misterioz. Dyshja po ecnin rrugëve të Tiranës, ku Berisha duket shumë thjeshtë me një veshje komplet të zezë, pa grim dhe me syze. Dhe djali me të, i cili mban një çantë nën krahë.

Të jetë ky “bosi” i ish-banores së “Big Brother Vip”?

“Mashkulli po nuk ishte bos, mos më afrohet. Sepse duhet të m’i plotësojë të gjitha kushtet. Edhe dikur kur martoheshe pyesnin a ka burri shtëpi, a ka toka, që të mos vuajë gruaja. Pse të vuaj unë në 2022?”, theksoi Antonela në eklaratën e saj e cila u bë virale kudo.