“Tre dolën nga makina dhe qëlluan”, ndërtohet skena e atentatit me 3 viktima në Fushë-Krujë: Dyshohet se kanë qenë 4 autorë

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Fushë-Krujë, ku mbetën të vdekur 3 persona.

Tre automjete janë gjetur në makinën e dyshuar të përdorur nga autorët e krimit.

Targa e mjetit del e vjedhur e kallëzuar si e vjedhur në Tiranë këtë vit.

Dyshohet se kanë qenë 4 veta (autorë), ku tre kanë dalë nga mjeti dhe kanë qëlluar para mjetit në drejtim të viktimave.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes dyshohet se shtetasi Diklen Vata që mundi të dilte nga mjeti i plagosur por i gjallë eshte qelluar dhe nga afër me armë.

Në vendngjarje janë sekuestruar mbi 50 gëzhoja armësh automatike.

Një prej viktimave të djegura dyshohet se është Brilant Martini ndersa tjetri shoferi i mjetit dyshohet A. Hoxha.

Nuk janë të konfirmuar akoma pasi tani po i cojmë në mjeksinë ligjore ndaj me kujdes në përdorim këto.