Kremlini: Rusia dhe Bjellorusia duhet të marrin masa urgjente për të forcuar mbrojtjen

Rusia dhe Bjellorusia duhet të “marrin masa urgjente të përbashkëta” për të forcuar aftësitë e tyre mbrojtëse në mes të luftës në Ukrainë, citoi agjencia e lajmeve Interfax të ketë thënë ministri rus i mbrojtjes Sergei Shoigu.

Shoigu i tha homologut të tij bjellorus: “Rrethanat diktojnë nevojën për të marrë masa urgjente të përbashkëta për forcimin e aftësive mbrojtëse, rritjen e gatishmërisë luftarake të grupimeve të trupave dhe të sistemit të unifikuar rajonal të mbrojtjes ajrore”.

Bjellorusia, e cila kufizohet me Ukrainën dhe Rusinë, është i vetmi vend evropian që ka mbështetur pushtimin rus të Ukrainës duke lejuar trupat ruse të hyjnë përtej kufirit të saj./albeu.com